La ilahe il Allah

99-Ez-Zelzeleh

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

99:1.    Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),
99:2.    kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj
99:3.    e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”
99:4.    Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,
99:5.    sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.
99:6.    Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:
99:7.    kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,
99:8.    e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free