La ilahe il Allah

94-El-Inshirah

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

94:1.    Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)
94:2.    dhe ta hoqëm barrën,
94:3.    e cila ta rëndonte tepër kurrizin,
94:4.    dhe ta ngritëm lart emrin?!
94:5.    Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!
94:6.    Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!
94:7.    Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim)
94:8.    dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!