La ilahe il Allah

111-El-Mesed

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!


111:1.    Iu thafshin duart Ebu Lehebit dhe u thaftë në gjithçka!
111:2.    Nuk do ta ndihmojnë atë as pasuria dhe as fitimet e tjera.
111:3.    Ai, me siguri, do të hidhet në zjarrin me flakë të tërbuara,
111:4.    po ashtu edhe gruaja e tij, që mbart drutë e zjarrit,
111:5.    në qafën e saj do të ketë një litar prej fijesh palme.