La ilahe il Allah

1-El-Fatiha

Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm

1. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
2. Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,
3. të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit.
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë
kërkojmë.
6. Udhëzona në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësisi, e jo në të atyre që
kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të
humbur!