La ilahe il Allah

84-El-Inshikak

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

84:1.    Kur qielli të çahet,
84:2.    duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë;
84:3.    kur Toka të sheshohet (nga rrënimi i maleve)
84:4.    dhe të flakë atë që ka brenda e të zbrazet,
84:5.    duke dëgjuar me bindje Zotin e vet, siç e ka për detyrë,
84:6.    atëherë ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt.
84:7.    Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë,
84:8.    do ta ketë të lehtë llogarinë
84:9.    dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij.
84:10.    Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës,
84:11.    do të lutet për të vdekur
84:12.    dhe në zjarr do të digjet,
84:13.    sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij,
84:14.    duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari).
84:15.    Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij!
84:16.    Betohem në kuqërrimin e muzgut,
84:17.    në natën e në gjithçka që ajo kaplon me errësirën e saj,
84:18.    si dhe në hënën e plotë,
84:19.    se ju, me siguri, do të kaloni nga e keqja te më e keqja!
84:20.    Çfarë kanë ata që nuk duan të besojnë?!
84:21.    E përse, kur u lexohet Kurani, nuk përulen në sexhde?!
84:22.    Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër.
84:23.    Por Allahu e di mirë çfarë fshehin ata,
84:24.    prandaj shpallu atyre dënimin e dhembshëm (që i pret të gjithë),
84:25.    përveç atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira; ata do të shpërblehen pandërprerë

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free