La ilahe il Allah

88-El-Gashijeh

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!


88:1.    A ke dëgjuar për Ngjarjen Gjithëpërfshirëse (Kiametin)?
88:2.    Atë Ditë do të poshtërohen fytyra njerëzish,
88:3.    që kanë punuar e janë rraskapitur (duke bërë të këqija në këtë botë).
88:4.    Ata do të digjen në zjarr të nxehtë
88:5.    e do të pinë nga burime të valuara.
88:6.    Për ata nuk do të ketë tjetër ushqim, përveç ferrave helmuese,
88:7.    të cilat as nuk do t’i mbajnë, as nuk do t’ua shuajn urinë.
88:8.    Atë Ditë, fytyrat e disave do të jenë të gëzuara,
88:9.    të kënaqura për punët e bëra.
88:10.    Ata do të jenë në kopshtin e lartë,
88:11.    në të cilin nuk do të dëgjojnë fjalë boshe.
88:12.    Atje ka një burim rrjedhës uji
88:13.    dhe divane të ngritura,
88:14.    ka kupa të vëna (për t’u mbajtur në dorë)
88:15.    dhe jastëkë të renditur,
88:16.    si dhe shumë qilima të shtruar.
88:17.    Vallë, a nuk i shohin devetë, se si janë krijuar?!
88:18.    Po qiellin, se si është ngritur?!
88:19.    Po malet, se si janë vënë të patundur?!
88:20.    Po Tokën, se si është shtrirë?!
88:21.    Prandaj këshilloji (njerëzit o Muhamed), se ti je vetëm këshillues
88:22.    dhe nuk je ngarkuar t’i detyrosh ata me forcë!
88:23.    Sa për ata që shmangen dhe nuk besojnë,
88:24.    Allahu do t’i ndëshkojë me dënimin më të madh.
88:25.    Pa dyshim, ata do të kthehen të gjithë tek Ne
88:26.    dhe patjetër që do të japin llogari para Nesh!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free