La ilahe il Allah

100-El-A'dijat

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!


100:1.    Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,
100:2.    që nxjerrin xixa nga thundrat
100:3.    dhe trokojnë për sulm në mëngjes,
100:4.    duke çuar re pluhuri,
100:5.    ndërsa çajnë armikun në dysh,
100:6.    se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,
100:7.    dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.
100:8.    Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.
100:9.    Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre
100:10.    dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,
100:11.    Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free