La ilahe il Allah

96-El-Alak

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

96:1.    Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
96:2.    e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
96:3.    Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,
96:4.    i Cili, me anë të penës ia mësoi,
96:5.    ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.
96:6.    Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,
96:7.    kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.
96:8.    Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!
96:9.    A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon
96:10.    robin (Tonë) kur falet?
96:11.    A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë
96:12.    dhe që urdhëron për devotshmëri?!
96:13.    Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin,
96:14.    a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!
96:15.    Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),
96:16.    për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.
96:17.    Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,
96:18.    Ne do t’i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!
96:19.    Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free