La ilahe il Allah

101-El-Karia

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

101:1.    Gjëmimi i tmerrshëm!
101:2.    Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?
101:3.    Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?
101:4.    Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara,
101:5.    kurse malet si leshi i shprishur.
101:6.    Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore,
101:7.    ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).
101:8.    E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore,
101:9.    Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).
101:10.    Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?
101:11.    Ajo është një Zjarr i vrullshëm.



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free