La ilahe il Allah

95-Et-Tin

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!


95:1.    Për fikun dhe ullirin,
95:2.    për malin e Sinait
95:3.    dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën),
95:4.    Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
95:5.    pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
95:6.    përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
95:7.    Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
95:8.    A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!