La ilahe il Allah

82-El-Infitar

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!


82:1.    Kur qielli të çahet
82:2.    dhe yjet të derdhen;
82:3.    kur detet të përzihen
82:4.    dhe varret të rrotullohen,
82:5.    atëherë çdokush do të mësojë për veprat që ka bërë dhe që ka lënë pa bërë.
82:6.    O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar,
82:7.    i Cili të krijoi ty, të dha përmasa të rregullta dhe të harmonizoi
82:8.    dhe, që të ka mbrujtur në çfarëdo forme që ka dashur?!
82:9.    Por jo! Ju e quani të gënjeshtërt Gjykimin (pas ringjalljes),
82:10.    ndonëse mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë),
82:11.    shënues të nderuar,
82:12.    që dinë gjithçka që bëni.
82:13.    Vërtet, punëdrejtët do të jenë në Xhenet,
82:14.    kurse fajtorët, me siguri, do të jenë në Zjarrin flakërues,
82:15.    në të cilin do të digjen në Ditën e Gjykimit,
82:16.    pa mundur t’i shmangen atij.
82:17.    E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Dita e Gjykimit?
82:18.    Edhe njëherë: Kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Dita e Gjykimit?
82:19.    Ajo është Dita, kur askush nuk do të ketë fuqi për të bërë gjë për ndonjë tjetër dhe, kur pushteti do të jetë vetëm i Allahut.