La ilahe il Allah

104-El-Humeze

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

104:1.    Mjerë për çdo përqeshës - shpifës,
104:2.    që grumbullon pasuri dhe e ruan,
104:3.    duke menduar se ajo pasuri do ta bëjë të pavdekshëm!
104:4.    Jo, aspak! Në të vërtetë, ai do të hidhet në torturën shkatërruese.
104:5.    E kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është tortura shkatërruese?
104:6.    Ajo është zjarri i Allahut i ndezur fort,
104:7.    i cili depërton deri në zemrën e njeriut.
104:8.    Ai do t’i rrethojë ata nga çdo anë,
104:9.    në shtylla të gjata flakëruese.



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free