La ilahe il Allah

83-El-Mutaffifin

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

83:1.    Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),
83:2.    që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,
83:3.    ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.
83:4.    A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
83:5.    në një Ditë të madhe,
83:6.    Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!
83:7.    Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!
83:8.    E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?!
83:9.    Është një libër i shkruar!
83:10.    Mjerë mohuesit atë ditë,
83:11.    të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!
83:12.    Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi
83:13.    e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”
83:14.    Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.
83:15.    Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,
83:16.    pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit
83:17.    e do t’u thuhet: “Ja, kjo ajo që e quanit të gënjeshtërt!”
83:18.    Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.
83:19.    E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn?
83:20.    Është një libër i shkruar!
83:21.    Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
83:22.    Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,
83:23.    duke shikuar nga divanet.
83:24.    Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.
83:25.    Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,
83:26.    fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.
83:27.    Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit,
83:28.    nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).
83:29.    Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,
83:30.    duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.
83:31.    Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët)
83:32.    dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,
83:33.    ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.
83:34.    Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët,
83:35.    e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë.
83:36.    A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free