La ilahe il Allah

86-Et-Tarik

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

86:1.    Për qiellin dhe për vizitorin e natës!
86:2.    E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës?
86:3.    Ai është ylli që shpon terrin.
86:4.    Për çdo njeri ka mbikëqyrës.
86:5.    Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:
86:6.    është krijuar prej një lëngu që hidhet
86:7.    e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.
86:8.    Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë
86:9.    ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,
86:10.    kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.
86:11.    Për qiellin që kthehet pareshtur
86:12.    dhe për Tokën që plasaritet,
86:13.    që kjo është një Fjalë ndarëse,
86:14.    dhe nuk është aspak shaka!
86:15.    Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,
86:16.    por dhe Unë ua pres me kurth.
86:17.    Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.