La ilahe il Allah

91-Esh-Shems

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

91:1.    Për Diellin dhe shkëlqimin e tij
91:2.    dhe për Hënën që e përcjell atë!
91:3.    Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
91:4.    dhe për natën kur e mbulon atë!
91:5.    Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!
91:6.    Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!
91:7.    Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,
91:8.    duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!
91:9.    Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,
91:10.    ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.
91:11.    Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;
91:12.    kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).
91:13.    I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”
91:14.    Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit, pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free