La ilahe il Allah

90-El-Beled

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

90:1.    Betohem për këtë vend,
90:2.    në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),
90:3.    dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,
90:4.    se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!
90:5.    A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?
90:6.    Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
90:7.    Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?
90:8.    A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,
90:9.    edhe gjuhë, edhe dy buzë,
90:10.    dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?
90:11.    Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!
90:12.    E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?
90:13.    Ajo është të lirosh një skllav
90:14.    ose të ushqesh në një ditë zie
90:15.    jetimin e afërm
90:16.    ose të varfrin e mjerë.
90:17.    Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.
90:18.    Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.
90:19.    Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.
90:20.    Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.