La ilahe il Allah

92-El-Lejl

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

92:1.    Për natën që mbulon (me terr),
92:2.    për ditën që agon
92:3.    dhe për Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!
92:4.    Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.
92:5.    Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai)
92:6.    dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit),
92:7.    Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.
92:8.    Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm,
92:9.    dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin),
92:10.    Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit,
92:11.    e, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi.
92:12.    Neve na përket që t’ua tregojmë rrugën e drejtë,
92:13.    dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!
92:14.    Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron,
92:15.    ku do të hidhet vetëm më i keqi,
92:16.    që ka mohuar dhe është larguar nga besimi.
92:17.    E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet),
92:18.    që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten
92:19.    dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë,
92:20.    por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit.
92:21.    Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free