La ilahe il Allah

93-Ed-Duha

 

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

93:1.    Betohem në shkëlqimin e paradites
93:2.    dhe në natën kur terret e qetësohet,
93:3.    se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)!
93:4.    Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
93:5.    e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.
93:6.    A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?
93:7.    A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?
93:8.    A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?
93:9.    Prandaj, mos e shtyp jetimin,
93:10.    lypësin mos e shty me ashpërsi
93:11.    dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd!



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free