95-Et-Tin
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
95:1. Për fikun dhe ullirin,
95:2. për malin e Sinait
95:3. dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën),
95:4. Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
95:5. pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
95:6. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
95:7. Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
95:8. A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!