87-El-A'la
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
87:1. Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit,87:2. që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjestuar drejt;
87:3. që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën;
87:4. që bën të rriten kullotat
87:5. dhe pastaj të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
87:6. Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar,
87:7. përveç asaj që do Allahu. Vërtet, Ai e di të dukshmen dhe çka është e fshehtë.
87:8. Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë,
87:9. prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme!
87:10. Asaj do t’ia vërë veshin ai që (i) frikësohet (Allahut),
87:11. e do t’i shmanget vetëm më i keqi,
87:12. i cili do të digjet në zjarrin e madh,
87:13. ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
87:14. I shpëtuar është ai që pastrohet,
87:15. që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!
87:16. Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
87:17. ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.
87:18. Kjo, me të vërtetë, ndodhet në Fletët e lashta,
87:19. në Fletët e Ibrahimit dhe Musait.