100-El-A'dijat
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
100:1. Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,
100:2. që nxjerrin xixa nga thundrat
100:3. dhe trokojnë për sulm në mëngjes,
100:4. duke çuar re pluhuri,
100:5. ndërsa çajnë armikun në dysh,
100:6. se njeriu është vërtet mosmirënjohës ndaj Zotit të vet,
100:7. dhe ai, pa dyshim, këtë e dëshmon.
100:8. Vërtet, ai është i babëzitur për pasuri.
100:9. Vallë, a nuk e di ai se kur të nxirren jashtë ata që gjenden në varre
100:10. dhe, kur të dalë në shesh ajo që është në gjokse,
100:11. Zoti i tyre, me siguri, atë Ditë di çdo gjë për ta?!