38-Sad
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
38:1. Sâd! Betohem në Kuranin plot këshilla,
38:2. (se ti Muhamed thua të vërtetën), por jobesimtarët janë mendjemëdhenj dhe kundërshtues.
38:3. Sa e sa breza para tyre, Ne i kemi zhdukur; ata kanë thirrur për mëshirë, por ka qenë vonë!
38:4. Ata (mekasit) çuditen për ardhjen e një paralajmëruesi nga gjiri i tyre dhe jobesimtarët thonë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar.
38:5. A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t’i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!”
38:6. Paria e tyre largohet, duke thënë: “Mos ia vini veshin dhe qëndroni të durueshëm pranë zotave tuaj! Kjo është puna që duhet bërë vërtet.
38:7. Këtë (monoteizëm) nuk e kemi dëgjuar në fenë e fundit (fenë e krishterë). Ky është vetëm një trillim i gënjeshtërt.
38:8. Pse, vetëm atij i është shpallur Fjala e Allahut ndërmjet nesh?!” Po, ata dyshojnë në Këshillën Time, sepse ende nuk e kanë provuar dënimin Tim.
38:9. A mos vallë, ata kanë në dorë thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit?!
38:10. Apo i tyre është pushteti i qiejve, i Tokës dhe ç’ka midis tyre?! Atëherë le të ngjiten me litar (në qiell).
38:11. Grupi i tyre (mekasve) është vetëm një prej ushtrive, të cilat do të shpartallohen.
38:12. Edhe para tyre ka përgënjeshtruar populli i Nuhut, fisi Ad dhe Faraoni - njeriu i hunjve (ku torturonte njerëzit),
38:13. por edhe fisi Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejketit; ata ishin vërtet ushtri të fuqishme.
38:14. Të gjithë ata i quajtën të dërguarit gënjeshtarë, andaj e merituan dënimin Tim.
38:15. Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë.
38:16. Ata thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!”
38:17. Ti duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë të fuqishëm, Daudin, që përherë i drejtohej Zotit.
38:18. Ne ia nënshtruam malet që, bashkë me të, t’i luteshin Allahut, në mbrëmje dhe në mëngjes,
38:19. edhe shpendët e tubuar. Të gjithë i drejtoheshin Atij.
38:20. Ne ia forcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e dijeni për të gjykuar.
38:21. A e ke dëgjuar historinë e dy kundërshtarëve, që hipën mbi murin e faltores së tij?
38:22. Kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: “Mos u frikëso! Ne jemi dy kundërshtarë, një nga të cilët i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko me drejtësi dhe mos u shmang (prej së vërtetës), por na udhëzo në rrugë të drejtë”.
38:23. (Njëri prej tyre tha:) “Ky është vëllai im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: “Ma jep mua atë!” - dhe më mundi me fjalë.”
38:24. Daudi tha: “Vërtet, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkuar delen tënde të vetme, për ta bashkuar me delet e veta. Shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak”. Daudi e kuptoi, se në të vërtetë Ne e kishim vënë në provë atë, prandaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra në gjunjë dhe u përul, duke u penduar.
38:25. Pastaj, Ne ia falëm këtë e ai te Ne do të jetë i afërt dhe do të ketë strehim të mirë (në jetën tjetër).
38:26. “O Daud, Ne të kemi bërë mëkëmbës në Tokë, prandaj gjyko ndërmjet njerëzve me drejtësi dhe mos shko pas dëshirave dhe tekave, se ato të largojnë nga rruga e Allahut! Me të vërtetë, për ata që largohen nga rruga e Allahut, ka dënim të ashpër, ngaqë e kanë harruar Ditën e Llogarisë.”
38:27. Ne nuk e kemi krijuar kot qiellin, Tokën dhe çfarë ndodhet midis tyre. Kjo është hamendja e jobesimtarëve; prandaj mjerë jobesimtarët kur të hidhen në zjarr!
38:28. A t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë e bëjnë vepra të mira dhe turbulluesit në Tokë?! A t’i trajtojmë njëlloj njerëzit e devotshëm dhe njerëzit e mbrapshtë?!
38:29. Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.
38:30. Ne i falëm Daudit Sulejmanin, një rob të mrekullueshëm. Ai i drejtohej gjithnjë me pendesë Zotit!
38:31. Kur një pasdite iu paraqitën kuajt këmbëshpejtë,
38:32. ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe për pasurinë (kuajt), sesa për lutjen ndaj Zotit tim, derisa dielli humbi mbas malit.
38:33. M’i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t’i presë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre.
38:34. Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, por ai iu drejtua Zotit
38:35. dhe tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!”
38:36. Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhrin e tij, andej nga të donte ai.
38:37. (Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë,
38:38. si dhe të tjerë të lidhur në pranga.
38:39. (Ne i thamë): “Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë!
38:40. Me të vërtetë, ai te Ne do të ketë vend të afërt dhe strehim të mirë (në jetën tjetër).
38:41. Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!”
38:42. (Ne iu përgjigjëm): “Bjeri me këmbë tokës dhe aty do të dalë një burim me ujë të ftohtë për larje dhe pirje!”
38:43. Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herë më tepër, si mëshirë prej Nesh dhe këshillim për mendarët.
38:44. (Ne i thamë atij): “Merr me dorën tënde një tufë thuprash e bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!
38:45. Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is’hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës.
38:46. Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme.
38:47. Njëmend, ata janë tek Ne, nga njerëzit më të mirë e më të zgjedhur.
38:48. Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë.
38:49. Ky është një përkujtim. Vërtet, për njerëzit që ruhen nga gjynahet, ka kthim të mirë (në botën tjetër):
38:50. në kopshtet e Adnit, dyert e të cilit janë të hapura për ta.
38:51. Aty do të prehen e do të kënaqen me pemë dhe pije të llojllojshme.
38:52. Pranë tyre do të ketë hyrie të dëlira e moshatare që nuk shikojnë anash.
38:53. Kjo ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
38:54. Këto janë, njëmend, begatitë Tona që nuk kanë të sosur!
38:55. Kjo është kështu (për besimtarët). Kurse për njerëzit e pabindur, do të ketë vërtet një kthim të keq
38:56. në Xhehenem, ku do të digjen. Eh, sa vendqëndrim i shëmtuar që është ai!
38:57. Kjo i pret ata! Le ta shijojnë ujin e valuar dhe të qelbët
38:58. dhe të tjera mundime të llojllojshme, të ngjashme me to.
38:59. Ne do t’u themi prijësve të jobesimtarëve: “Ky është një grumbull bashkë me ju. Nuk ka mirëseardhje për ta. Me siguri që ata do të digjen në zjarr!”
38:60. Pasuesit jobesimtarë do t’u thonë prijësve të tyre: “Ah, ju mos paçit çlirim e as qetësi! Ju na keni sjellë në këtë gjendje! Eh, sa strehim i keq është ky!”
38:61. Pastaj ata do të thonë: “O Zoti ynë! Atyre që na e përgatitën këtë neve, dyfishojua dënimin në Zjarr!”
38:62. Do të thonë: “Pse nuk po i shohim njerëzit, që ne i quanim të këqij,
38:63. dhe i përqeshnim apo na kanë humbur sysh?”
38:64. Kjo do të ndodhë vërtet. Banorët e zjarrit (të Xhehenemit) do të grinden ndërmjet tyre.
38:65. Thuaj (o Muhamed): “Në të vërtetë, unë jam vetëm paralajmërues. Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit,
38:66. Zotit të qiejve e të Tokës dhe të gjithçkaje që gjendet midis tyre, të Plotëfuqishmit, Falësit të Madh”.
38:67. Thuaj: “Ky (Kuran) është një mesazh i madh,
38:68. e megjithatë ju nuk po ia vini veshin atij.
38:69. Unë nuk kam pasur asnjë dijeni për Grupin më të Lartë, kur diskutonin mes tyre (për krijimin e Ademit).
38:70. Mua më është shpallur se jam vetëm paralajmërues i qartë.”
38:71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej balte.
38:72. Kur t’i jap trajtë dhe t’i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!”,
38:73. të gjithë engjëjt së bashku u përulën në sexhde,
38:74. përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e një nga mohuesit.
38:75. Zoti tha: “O Iblis, ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?”
38:76. Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte”.
38:77. Allahu tha: “Atëherë dil prej Xhenetit! Me të vërtetë, ti je i mallkuar
38:78. dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit”.
38:79. Ai tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
38:80. Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat
38:81. deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”.
38:82. Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t’i mashtroj ata të gjithë,
38:83. përveç robërve të Tu të sinqertë!”
38:84. Zoti tha: “E vërteta është - dhe Unë them vetëm të vërtetën
38:85. se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty”!
38:86. Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s’jam.
38:87. Në të vërtetë, ky Kuran është këshillë për tërë botën!
38:88. Dhe ju me siguri që do ta merrni vesh të vërtetën shumë shpejt!”