114-En-Nas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
114:1. Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i njerëzve,114:2. Sundimtari i njerëzve,
114:3. i Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve,
114:4. nga sherri i djallit cytës që fshihet (pasi cyt)
114:5. e që hedh dyshime në gjokset e njerëzve,
114:6. (qoftë ai djall) prej xhindeve apo njerëzve!”