105-El-Fil
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
105:1. Vallë, a nuk ke dëgjuar ti se si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit?105:2. A nuk ua prishi atyre kurthin,
105:3. duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh,
105:4. të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur?
105:5. Dhe kështu, i bëri si byk i ngrënë.