91-Esh-Shems
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
91:1. Për Diellin dhe shkëlqimin e tij91:2. dhe për Hënën që e përcjell atë!
91:3. Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)
91:4. dhe për natën kur e mbulon atë!
91:5. Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!
91:6. Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!
91:7. Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,
91:8. duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!
91:9. Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,
91:10. ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.
91:11. Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;
91:12. kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).
91:13. I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”
91:14. Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit, pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.