93-Ed-Duha
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
93:1. Betohem në shkëlqimin e paradites93:2. dhe në natën kur terret e qetësohet,
93:3. se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)!
93:4. Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
93:5. e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.
93:6. A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?
93:7. A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?
93:8. A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?
93:9. Prandaj, mos e shtyp jetimin,
93:10. lypësin mos e shty me ashpërsi
93:11. dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd!