106-Kurejsh
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
106:1. (Shkatërrimin e njerëzve të elefantit Allahu e bëri) për të mbrojtur fisin Kurejsh,
106:2. për t’i mbrojtur ata në udhëtimin që bëjnë dimër e verë.
106:3. Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes),
106:4. i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.