81-Et-Tekwir
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
81:1. Kur Dielli të mblidhet e të humbë shkëlqimin;81:2. kur yjet të rrëzohen
81:3. dhe malet të lëvizin tutje;
81:4. kur devetë barrse të braktisen
81:5. dhe egërsirat të tubohen;
81:6. kur detet të vlojnë
81:7. dhe shpirtrat të bashkohen (me trupat);
81:8. kur foshnja e varrosur për së gjalli të pyetet
81:9. për çfarë faji ishte vrarë;
81:10. kur fletët të shpërndahen
81:11. dhe qielli të zhvishet;
81:12. kur Xhehenemi të flakërojë
81:13. dhe Xheneti të afrohet:
81:14. atëherë çdokush do të marrë vesh çfarë kishte përgatitur (për këtë Ditë).
81:15. Betohem për ata (planete) që tërhiqen,
81:16. që lindin e perëndojnë,
81:17. për natën kur bie terri
81:18. e për agimin kur nis të zbardhë,
81:19. se ky (Kuran) është Fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari fisnik,
81:20. që zotëron fuqi dhe pozitë të lartë te Zoti i Fronit
81:21. e që është i respektuar atje dhe besnik.
81:22. Shoku juaj nuk është i marrë.
81:23. Ai e ka parë atë në horizontin e qartë
81:24. dhe nuk mbulon asnjë të fshehtë prej së Padukshmes.
81:25. As ky (Kuran) nuk është fjalë e djallit të mallkuar.
81:26. Prandaj, nga po ia mbani?
81:27. Ai është veçse këshillë për botët:
81:28. për secilin nga ju që dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë.
81:29. Por ju nuk mund të dëshironi, përveçse me vullnetin e Allahut, Zotit të botëve!