86-Et-Tarik
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
86:1. Për qiellin dhe për vizitorin e natës!86:2. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është vizitori i natës?
86:3. Ai është ylli që shpon terrin.
86:4. Për çdo njeri ka mbikëqyrës.
86:5. Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar:
86:6. është krijuar prej një lëngu që hidhet
86:7. e që del ndërmjet shtyllës kurrizore dhe brinjëve.
86:8. Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm për ta kthyer (në jetë) atë
86:9. ditën, kur do të zbulohen të fshehtat,
86:10. kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.
86:11. Për qiellin që kthehet pareshtur
86:12. dhe për Tokën që plasaritet,
86:13. që kjo është një Fjalë ndarëse,
86:14. dhe nuk është aspak shaka!
86:15. Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe,
86:16. por dhe Unë ua pres me kurth.
86:17. Prandaj, jepu pak afat jobesimtarëve, lëri të qetë edhe për pak.