101-El-Karia
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
101:1. Gjëmimi i tmerrshëm!101:2. Ç’është Gjëmimi i tmerrshëm?
101:3. Kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është Gjëmimi i tmerrshëm?
101:4. Atë Ditë njerëzit do të jenë si fluturat e shpërndara,
101:5. kurse malet si leshi i shprishur.
101:6. Sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit do të rëndojnë në peshore,
101:7. ai do të ketë një jetë të kënaqur (në Xhenet).
101:8. E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore,
101:9. Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit).
101:10. Kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është Humnera (e Xhehenemit)?
101:11. Ajo është një Zjarr i vrullshëm.